Last Updated on 05/06/2025 by adminfjala
Sipas një analize të profesorit Matt Goodwin nga Universiteti i Buckinghamit, përqindja e britanikëve të bardhë në popullsinë e Mbretërisë së Bashkuar pritet të bjerë nga 73% aktualisht në 57% deri në vitin 2050, dhe të bëhen pakicë deri në vitin 2063. Deri në fund të shekullit, mund të zbresë në rreth 33%.
Analiza, e cituar nga The Telegraph, merr parasysh të dhëna të migrimit, lindjes dhe vdekjes sipas grupeve etnike dhe fetare, bazuar në statistikat zyrtare.
Në vitin 2023, Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 906,000 migrantësh të rinj. Qytete si Londra dhe Birmingami tashmë janë bërë qytete me shumicë jo të bardhë.
Studimi parashikon gjithashtu që deri në fund të shekullit, 60% e popullsisë do të jenë të lindur jashtë ose me të paktën një prind emigrant. Përqindja e myslimanëve pritet të rritet nga 7% në 19.2%.
Goodwin thotë se ndryshimet demografike mund të sjellin sfida të mëdha për unitetin kombëtar dhe vlerat e përbashkëta, si dhe rrezik për tensione politike në të ardhmen. m.p.