Last Updated on 22/10/2026 by Monika
Kontrolli i Lartë i Shtetit është duke kryer një auditim në Spitalin Universitar të Traumës.
Auditimi ka nisur pas ankesave gjatë ditëve të fundit për shkak të mbingarkesës nga të lënduarit në protestat antiqeveritare, ambiente në të cilat ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Mësohet se KLShH ka nisur auditimin në datën 20 tetor dhe procesi po vijon prej dy ditësh.
KLSH ka inspektuar kapacitetet e urgjencës, me synim verifikimin nëse SUT ka kapacitete ndërsa ndodhet mes fluksit të lartë të të lënduarve./mxh
