Ankth për Atalantën dhe Kombëtaren shqiptare pas dëmtimit të Berat Gjimshitit në fitoren 2-0 ndaj Torinos.
Mbrojtësi kuqezi u detyrua të lërë fushën para përfundimit të pjesës së parë, pas një përplasjeje ajrore me Duvan Zapata. Pas episodit, Gjimshiti shfaqi vështirësi në ecje dhe u zëvendësua tre minuta më vonë nga Isak Hien.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një dëmtim në kockën e majtë të kofshës, që përfshin edhe muskulin oblik të barkut. Futbollisti u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
Kontrollet mjekësore përjashtuan një frakturë. Koha e rikuperimit do të përcaktohet në ditët në vijim.
Parashikohet që Gjimshiti të rikthehet në fillim të muajit shkurt, me rëndësi edhe për Kombëtaren shqiptare./KM
