Last Updated on 14/10/2026 by Anisa
Është anuluar mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me kabinetin qeveritar, e parashikuar të mbahej mesditën e sotme, në orën 12:00, në Pallatin e Brigadave.
Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar për arsyet që çuan në anulimin e takimit, i cili ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama.
Në këtë mbledhje, Rama pritej të mblidhte deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit qeveritar për të diskutuar mbi ecurinë e dy çështjeve të përcaktuara në axhendë, “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.
Sipas programit të parashikuar, takimi do të niste me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për t’i lënë më pas radhën kryeministrit Rama.
Megjithatë, mbledhja nuk do të zhvillohet, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të caktohet një datë e re për zhvillimin e saj./ad
