Presidenti Donald Trump ka dhënë një intervistë për Fox News ku ka folur lidhur me ngjarjen e ndodhur në darkën e korrepondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington.
Gjatë intervistës, Trump ka deklaruar se vizita e Mbretit Charles e planifikuar për këtë javë nuk do të anulohet, pavarësisht sulmit. Presidenti u shpreh se mezi pret të takohet me Mbretin.
“Para së gjithash, Mbreti Charles do të vijë dhe ai është një burrë i shkëlqyer. Ne mezi presim. Ai është vërtet një person fantastik. Dhe një përfaqësues i jashtëzakonshëm. Dhe është i guximshëm. Ai ka një problem, siç e dini, me shëndetin e tij shumë mirë të dokumentuar, dhe ka qenë i mrekullueshëm. Në fakt, ai është shumë i guximshëm. Dhe ai është një mik i imi prej një kohe të gjatë. Pra, ai do të vijë dhe do të kalojmë shumë mirë. Dhe ai përfaqëson kombin e tij si askush tjetër nuk mund ta bëjë”, tha Trump, duke iu referuar betejës së Mbretit me kancerin.
Lidhur me sulmin, Prokurori i Përgjithëm, Tom Blanche tha se autori i të shtënave me armë zjarri kishte në shënjestër presidentin Donald Trump dhe anëtarët e administratës së tij. Autori është marrë në paraburgim, ndërsa sipas Blanche ai nuk po bashkëpunon me hetuesit./mxh
