Një sulm me bombë në një autostradë në Kolumbinë jugperëndimore ka lënë të vdekur 19 persona, dhe ka plagosur të paktën 38 të tjerë, përfshirë pesë fëmijë. Shpërthimi ndodhi në autostradën Pan-Amerikane në komunën e Cajibio në provincën Cauca.
Guvernatori Octavio Guzman e përshkroi incidentin si një tragjedi dhe paralajmëroi për një përshkallëzim terrorist, ndërsa në një postim në “X” ndau pamje nga vendngjarja, ku shihenin një numër i madh automjetesh të dëmtuara./mxh
