Bylis fitoi 2-0 ndaj Teutës në javën e 33-të të Superiores, duke marrë tri pikë të rëndësishme për mbijetesën.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me golin e Eminit. Teuta reagoi dhe krijoi disa raste në pjesën e parë, por nuk arriti të barazojë.
Në minutën e 61-të, Zogos shënoi për Teutën, por goli u anulua pas verifikimit në VAR për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë pati edhe disa pretendime për penallti nga Bylisi, por loja vijoi pa ndërhyrje.
Në minutën e 95-të, Camara shënoi golin e dytë pas një kundërsulmi.
Me këtë rezultat, Bylis shkon në 35 pikë në vendin e tetë, ndërsa Teuta mbetet e gjashta me 38 pikë dhe tashmë ndjen ethet e mbijetesës./mxh
