Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën për autorët e vrasjes në Gramsh, ku ndërroi jetë Fatjon Bici.
I pranishëm sot në ambientet e gjykatës ishte dhe babai i viktimës, i cili menjëherë pas vendimit solli në vëmendje pakënaqësitë e tij duke thënë se një masë e tillë “ka vrarë për herë të dytë djalin e tij”.
“Më vranë për së dyti. Nuk duroj dot më. Kam heshtur, por më shkelën me këmbë, nuk ka më drejtësi. Të merren masa ose do bëj vrasje”, paralajmëroi i revoltuar babai i Fatjonit.
Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katër adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur
Në seancën e sotme mbrojtja kërkoi që të mos pranohej gjykim i shkurtuar, të kthehej në shkallë të parë ose në edhe një herë në Apel.
Autori i dyshuar me iniciale E.K. dhe bashkëpunëtori i tij me iniciale O.Ç. prej një javë kanë dalë nga qelia me një masë më të butë sigurie “arrest në shtëpi”. Tashmë rikthehen në qeli, sepse vendimi është i formës së prerë.
/E.S