Nëse doni që pajisja juaj Android të funksionojë normalisht, duhet të mendoheni dy herë para se të instaloni disa nga aplikacionet më popullore. Aplikacionet e rrjeteve sociale, pasuar nga lojërat dhe aplikacionet për shitblerje në internet, harxhojnë më shumë bateri tek telefoni, si dhe zënë më shumë hapësirë.
Ky raport është bërë i ditur nga firma e sigurisë, AVG Technologies. Sipas AVG, Facebook është aplikacioni më i keq sa i përket harxhimit të baterisë. Ky aplikacion vepron gjatë gjithë kohës, duke monitoruar aktivitetin në rrjet, duke dërguar njoftime etj. Aplikacioni për muzikë, Spotify, zë më shumë hapësirë tek telefoni, prandaj AVG e ka vendosur atë në vend të dytë.
Ja lista e plotë e 10 aplikacioneve që harxhojnë më së shumti baterinë e celularit tuaj:
Facebook
Spotify Music
Instagram
Path
Amazon Android
Samsung WatchOn
BBM
Line
8 Ball Pool
Daily Mail Online (m.p.)
