Një anije argëtimi egjiptiane e lashtë që përputhet me një përshkrim nga historiani grek i shekullit të parë, Strabo, është zbuluar pranë brigjeve të Aleksandrisë, duke i dhënë entuziazëm arkeologëve.
Straboni e kishte vizituar qytetin egjiptian rreth viteve 29-25 para Krishtit dhe shkroi për anije të tilla:
“Këto anije janë të pajisura në mënyrë luksoze dhe përdoren nga oborri mbretëror për ekskursione; dhe turma e festuesve që zbresin nga Aleksandria nëpërmjet kanalit në festat publike; sepse çdo ditë dhe çdo natë është e mbushur me njerëz në anije që luajnë flaut dhe kërcejnë pa përmbajtje dhe me shthurje ekstreme”
Me pallatet, tempujt dhe farin e saj Pharos 130 metra të lartë, një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë, Aleksandria kishte qenë një nga qytetet më madhështore në antikitet.

Anija e argëtimit, e cila daton nga gjysma e parë e shekullit të parë pas Krishtit, ishte 35 metra e gjatë dhe e ndërtuar për të mbajtur një pavijon qendror me një kabinë të dekoruar luksozisht, siç shkruan ‘The Guardian’.
Anija u zbulua pranë ishullit të zhytur të Antirhodos, i cili ishte pjesë e Portus Magnus të Aleksandrisë së lashtë./ K.M
