Last Updated on 02/10/2026 by EL
Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, tha sot se Kievi ndodhet në një “situatë dramatike” për shkak të sulmeve të pandërprera ruse, duke akuzuar Moskën se dëshiron ta “shkatërrojë” qytetin.
“Kryeqyteti është në një situatë jashtëzakonisht dramatike dhe nuk mund të pretendojmë më se mund të jetojmë sot si në kohë paqeje! Armiku po e shkatërron qytetin”, shkroi Klitschko në një postim në Telegram./et
