8 persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas arratisjes së kriminelit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit.
Arrestimet i ka kryer Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.Bëhet fjalë për 6 efektivët e policisë që u morën me shoqërimin e të burgosurit., zv/shefi i policisë së burgut (se shefi ishte me leje) si dhe kryeinfermieri i spitalit.
Pasi u arratis nga Spitali i Durrësit ku po merrte mjekim, ende nuk ka asnjë gjurmë nga Altin Ndoci, i cili dyshohet të ketë qenë një prej ushtarëve të grupit Çopja.
