Ditën e sotme do të dalin para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë 8 zyrtarët e arrestuar.
Mes të arrestuarëve janë zëvendës shefi i policisë, pesë efektivët që shoqëronin Ndocin në Spitalin e Durrësit, specialistja e informacionit dhe kryeinfermieri.
Mbi ta rëndon akuza shpërdorim i detyrës. Kujtojmë se një ditë më parë është vënë në pranga ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cerloj dhe mjekja Ylfete Sema.
Të dy janë të arrestuar për veprën penale Shpërdorim detyre. Për Ylfete Semën është vendosur masa arrest në shtëpi./K.M
