Last Updated on 25/03/2026 by Kesjana
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar autoritetet serbe se nëse nuk lirojnë katër tifozët e arrestuar në Serbi, do të ndërmarrin protesta pranë përfaqësuesve të Beogradit në Tiranë.
“Dënoj gjithashtu heshtjen e argatit të Vucic në Tiranë Edi Ramës ndaj aktit të padronit të tij ndaj katër tifozëve që nuk kanë kryer asnjë akt përveç se kanë postuar në rrjetet sociale status me flamur dhe kanë thënë mendimet e tyre për Serbinë, që sipas Vuçiç qenka e ndaluar në territorin e Serbisë të thuash jë fjalë të keqe për Serbinë.
Kërkoj lirimin urgjent. Do ndërmarr protesta të fuqishme pranë përfaqësuesve të Beogradit në Tiranë. Ata duhet të lirohen menjëherë”, tha Berisha./kb
