Arsenal ka arritur një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin minimal 1-0 në supersfidën e javës së nëntë të Premier League përballë Liverpoolit.
Goli i vetëm dhe i tri pikëve u realizua nga sulmuesi Kai Havertz në minutën e 16-të, pasi përfitoi nga një asist i dhuruar nga Declan Rice.
Në krahun tjetër, Liverpooli provoi me të gjitha mënyrat për të ndryshuar rrjedhën e lojës dhe iu afrua disa herë rrezikshëm barazimit, por pa mundur të finalizojë aksionet. Me këtë sukses të madh, Arsenali merr kreun e vetëm të klasifikimit me 24 pikë të grumbulluara pas nëntë javësh.
Vendasit përfituan në këtë mënyrë nga hapat e gabuar dhe dy humbjet e njëpasnjëshme të Manchester Cityt, i cili mbetet tri pikë më pas. Ndërkohë, Liverpooli vuan dhe renditet në vendin e pestë të tabelës me 15 pikë./mxh
