Last Updated on 23/06/2026 by EL
Eshtë ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë, Sotir Stefa.
Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Stefa ka luajtur një sërë rolesh në skenën teatrore dhe në filmat shqiptarë, duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm në fushën e artit.
Pas njoftimit për ndarjen e tij nga jeta, familjarë, kolegë dhe përfaqësues të institucioneve kulturore kanë shprehur ngushëllimet e tyre, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e tij profesional ndër vite.
