Ka nisur mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës. Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij e ka cilësuar si absurditet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në detyrë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn.
Ai u shpreh se ky absurditet antidemokratik e la kryeqytetin prej dy vjetësh pa një drejtues. Sipas tij pasojat e këtij vendimi i paguajnë vetëm qytetarët.
“Në forcë bindëse do të duhet ti kthejmë edhe deficitet që ka krijuar për Tiranës, humbja e drejtpeshimit të drejtësisë së re. Nga njëra anë me paraburgimin thuajse 2 vjeçar të kryetarit dhe nga ana tjetër me vendimin absurd të Gjykatës Kushtetuese për ta lënë atë në detyre, edhe pse në mungesë dhe në pamundësi për të ushtruar detyrën.
Ky absurditet antidemokratik i prodhuar nga një çbalancim i hapur i drejtësisë e la thuajse dy vjet kryqytetin me kokë të prerë është i pashoqë në historinë e Europës demokratike.
Nuk ishte në dorën tonë ta ndalnim pavarësisht se haraçine këtij absurditeti e paguajnë çdo ditë qyttearët e Tiranës. Në dorën tonë është tu tregojmë qyttearëve se si do ta rifitojmë kohën që humbi Tirana në këto dy vjet”, tha Rama.
