Last Updated on 15/11/2026 by Monika
Kristjan Asllani ishte një nga më të mirët në fushë, në fitoren që Shqipëria mori 2-0 ndaj Bjellorusisë.
Pas ndeshjes, mesfushori foli për Tv Klan, ku theksoi se vendi i parë në grup ishte objektivi nga dita e parë e trajnerit Rolando Maran.
Ai gjithashtu shprehu keqardhje për anulimin e penalltisë, por u shpreh i lumtur për fitoren.
“Ky ishte objektivi ynë që nga dita e parë kur erdhi trajneri. Na i tha nga dita e parë. Jemi të lumtur. Dolëm në vendin e parë dhe tani të shohim çfarë ka përpara. Trajneri ishte shumë i lumtur dhe na tha bravo të gjithëve. Është normale pas atyre dy miqësoreve ku nuk luajtëm mirë. Çdo trajner do kohën e tij, por jemi shumë të lumtur.
E dimë çfarë është kur vjen në Kombëtare. Luajmë për kombin tonë. Është gjëja më e bukur. Jemi shumë të lumtur. Më erdhi keq për penalltinë që u anulua. Goli ndihmon nga ana mentale. Për mua nuk ka problem, na duheshin pikët dhe jemi të lumtur për këtë”, deklaroi Asllani./mxh
