Last Updated on 15/11/2026 by Monika
Juljan Shehu foli pas fitores 2-0 që Shqipëria mori ndaj Bjellorusisë.
Mesfushori u shfaq i lumtur për fitoren, ndërsa theksoi se shpreson që kuqezinjtë të arrijnë kualifikimin në Europian nëpërmjet eliminatoreve, para fazës “play off”.
“Të them të drejtën jam shumë i lumtur që performova mirë, por më e rëndësishme që ndihmova ekipin për një rezultat pozitiv. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi potencial dhe kualitetin e duhur për ekipe më të forta.
Shpresoj të arrijmë Europianin nga kualifikueset, sepse do të ishte gjëja më e bukur për ne. Nuk do të ishte e vështirë të shkonim në “play off”. Shpresoj të shkojmë në Europian nëpërmjet kualifikueseve”, deklaroi Shehu për Tv Klan./mxh
