Kristjan Asllani do të largohet nga Interi, me marrëveshjen me Al-Jazira që parashikon një huazim prej 2 milionë eurosh dhe të drejtë blerjeje prej 5 milionë eurosh, e cila mund të kthehet në detyrim.
Mesfushori shqiptar mbërriti në Milano në vitin 2022 nga Empoli, me një operacion që në total arriti rreth 17 milionë euro.
Asllani ishte konsideruar si pasuesi i Hakan Calhanoglut në rolin e organizatorit të mesfushës, por nuk arriti të bëhej titullar i rregullt. Në tri sezone me Interin, ai regjistroi 99 paraqitje dhe fitoi një titull të Serisë A, një Kupë Italie dhe dy Superkupa.
Para transferimit në Milano, ai kishte spikatur te Empoli në sezonin 2021/22, kur ishte vetëm 20 vjeç. Pas huazimeve te Torino dhe Besiktas sezonin e kaluar, Asllani do të kalojë në Emiratet Arabe, te Al-Jazira në Abu Dhabi. Nga ana financiare, Interi e ka amortizuar pjesën kryesore të investimit dhe kartoni i shqiptarit llogaritet me një vlerë kontabël prej rreth 2.4 milionë eurosh.
Nëse Al-Jazira paguan edhe 5 milionë eurot e blerjes, Interi mund të regjistrojë një plusvalencë prej rreth 2.6 milionë eurosh, pa llogaritur 2 milionë eurot e huazimit./mxh
