Kenan Yildiz do të mungojë për rreth dy deri në tre muaj pas frakturës së pësuar në këmbën e majtë në ndeshjen ndaj Frosinones.
Ekzaminimet mjekësore konfirmuan dëmtimin dhe Juventusi, së bashku me futbollistin, kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Lojtari 21-vjeçar mund të humbasë rreth 10 ndeshje të Serie A gjatë periudhës së rikuperimit. Në pikëpyetje janë edhe ndeshjet e para europiane të Juventusit, në varësi të kohës së rikthimit. Trajneri Luciano Spalletti duhet të gjejë alternativa për pozicionin e turkut, me Alajbegovic dhe Boga si dy prej mundësive në dispozicion.
Klubi duhet të vlerësojë gjithashtu nëse dëmtimi do të ndikojë në përbërjen e listës së UEFA-s. Nëse rikuperimi zgjatet, Juventusi mund të shqyrtojë edhe një ndërhyrje në merkato për të mbuluar mungesën. Yildiz pritet të rikthehet në dispozicion vetëm pas një periudhe 2-3 mujore, në varësi të ecurisë së rehabilitimit./mxh
