Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë, por që janë më të lehtë se pambuku i sheqerit.
Çifti i planetëve TOI-791 b dhe TOI-791 c janë afërsisht sa madhësia e Jupiterit, por 28-35 herë më pak të dendura dhe janë ekzoplanetët më të mëdhenj që janë gjetur të kenë më pak dendësi se pambuku i sheqerit.
Kjo i bën ata planetët më të lehtë të njohur të madhësisë së tyre, tha George Dransfield i Universitetit të Oksfordit.
Planetët ndoshta janë kryesisht hidrogjen dhe helium, megjithëse do të duhen vëzhgime pasuese nga Teleskopi Hapësinor Ëebb i NASA-s për të konfirmuar përbërjen e tyre kimike./mxh
