Last Updated on 18/07/2026 by Anisa
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sarandë.
Autorët e dyshuar, të cilët lëviznin me një motomjet dhe ishin të maskuar me skafandra, kanë ardhur nga rruga “Mit’hat Hoxha”, në drejtim nga stadiumi për te porti.
Sipas të njëjtave burime, ata kanë qëlluar në drejtim të Thimjo (Sandri) Rubatit me armë zjarri pistoletë të kalibrit 9 mm, duke shkrepur nëntë herë.
Dyshohet se më pas mund të jenë larguar me skaf. Motomjeti i përdorur në atentat nuk është gjetur ende dhe hetuesit dyshojnë se autorët e kanë marrë me vete.
Burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari ka qenë i vetëdijshëm pas sulmit, por nuk ka mundur të identifikojë autorët, pasi ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që e qëlluan.Nga të shtënat, Thimjo (Sandri) Rubati ka mbetur i plagosur me tre plumba dhe është transportuar në spital, ku po merr trajtim mjekësor. /ad
