Një aksident i rëndë u regjistrua sonte në aksin Peshkopi-Maqellarë. në vendin e quajtur “shkolla e Dovolanit”.
Dy makina, një tip ‘Mercedes’ dhe një tip ‘Golf janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë janë plagosur 7 persona.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Peshkopisë dhe pas dhënies së ndihmës së parë janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar./k.m
