Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të karakterizojnë kushtet atmosferike në vendin tonë deri në mesditë, kur pritet zhvillim i vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu, fillimisht në zonat veriore. Gradualisht, reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e paradites të vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa jugu do të mbetet me vranësira të dendura dhe shira lokalë. Gjatë natës, rrebeshet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin e Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C, temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë, deri në 25°C, vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Durrësit.
Era do të fryjë e fortë, me shpejtësi maksimale mbi 70 km/h, nga drejtimi jugor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë/k.m
