Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se në komisariatin numër 4 në Tiranë janë shoqëruar 4 minorenë nga policia që sipas saj janë dhunuar barbarisht nga efektivët.
Kalaja u ka bërë thirrje prindërve që të qëndrojnë pranë fëmijëve dhe t’i mbrojnë ata.
“KRIM: Në komisiariatin Nr. 4 ku jam prezente për mbrojtjen e të arrestuarve protestues, sidomos atyre minoren, sapo sollën 4 minorenë që më deklaruan se ishin dhunuar barbarisht nga banditët e Shqiponjave.
Prindër, jini pranë dhe mbroni fëmijët tuaj.
Nesër, është vonë”, shkruan Kalaja./k.m
