Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka postuar edhe një video nga protesta e 39 kundër qeverisë.
Duke ironizuar, Balla shkruan se nuk do të çuditet nëse sot protestuesit kundërshtojnë mbajtjen e samitit të NATO-s në Tiranë. Sipas tij, kjo lloj kërkese mund “t’ju vijë si porosi nga Irani, apo ndonjë furnizues tjetër”.
“Nuk do të çuditem që sot t’ju vijë porosia nga Irani, apo ndonjë furnizues tjetër, të kundërshtoni Samitin e NATO-s në Tiranë”, thuhet në postimin e Ballës./mxh
