Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vizitës zyrtare që zhvilloi në Berlin, bashkë me zyrtarë të tjerë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se dy vendet vijojnë të kenë prej 35 vitesh marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike, që dëshmohen edhe nga mbështetja ndaj Shqipërisë në rrugëtimin europian.
“Ne i jemi mirënjohës Gjermanisë, e cila rënditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë akorduar Shqipërisë në këto 35 vite. Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëveprojnë suksesshëm në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania është mbështetëse kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Do të vazhdojmë të rrisim prezencën e kompanive gjermane në Shqipëri”,-shprehet Balla./mxh
