Last Updated on 02/10/2026 by Anisa
Gazetarja Klodiana Lala dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi janë përfshirë mbrëmjen e sotme në një debat për rezultatin zgjedhor në Fier, në zgjedhjet e fundit parlamentare. Bardhi ishte drejtues i PD në këtë qark, kurse Belinda Balluku e PS.
“Ju ka zhveshur në Fier dhe ju ka lënë me gjysmë mandati deputeti”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala, duke provokuar një debat të fortë me kreun e Grupit të PD.
“Nuk më zhvesh njeri mua. Mund të të zhveshin ty Klodi, dhe mos kalo në të tilla terma sepse të kthehem dhe merr përgjigjen që meriton”, u përgjigj Gazment Bardhi, ndërsa moderatorja e News 24 u përpoq t’i qetësonte të dy.
“Bej debat konstruktiv dhe debat që të ka hije”, u dëgjua të thoshte më tej gazetarja. “Ty ta ka bërë sepse të ka lënë me aq mandate sa të ka lënë”, vijoi Klodiana Lala./ad
