Last Updated on 18/11/2025 by MB
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndodhet këtë të martë ka zhvilluar një vizitë në HEC-in e Komanit.
Balluku u shpreh se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, ku si pasojë e reshjeve intensive janë shtuar ndjeshëm prurjet në kaskadë. Ajo theksoi se problematikat janë parashikuar dhe se janë marrë masa.
“Parashikimet e KESH kanë qene shumë të sakta. Ne i shoqërojmë gjithmonë me parashikimet e satelitëve të aviacionit civil por edhe komunikimi me publikun që kemi pasur dje nga salla operacionale e emergjencave civile. Ka qene shumë e saktë çdo gjë që ka ardhur nga KESH.
Problemi më i madh në rastin e Komanit janë prurjet anësore. Ato që vijnë nga përrenjtë dhe janë të dukshme. Sot për shkak të motit e kam bërë në rrugë tokësore. Kam parë që të gjithë përrenjtë anësor po derdheshin në liqen. Tani ka filluar të ketë intensitet në Lezhë, Laç dhe Shkodër duke sjellë problematika qe anë parashikuar edhe ne kemi marrë masat dhe dëmet të jenë sa më të pakta,” tha Balluku. m.p.
