Detaje të reja dalin lidhur me banesën e rrethuar në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ku dy persona të armatosur ndodhen të izoluar prej disa orësh brenda objektit.
Mësohet se dy të armatosurit, Julian Cumraku dhe Arben Uka, refuzojnë të dorëzohen në polici, ndërsa raportohet se kanë kërcënuar se do të qëllojnë me armë zjarri. Policia po përpiqet të negociojë, duke dërguar vëllain e njërit prej tyre. Burime bëjnë me dije se njëri prej tyre, 24-vjeçari Julian Cumraku, ka thirrur “Allahu Ekber”.
Banesës së rrethuar nga policia i është identifikuar pronari, Mhill Jaku. Njëri nga dy të armatosurit që ndodhet brenda dyshohet se është nipi i tij, Julian Cumraku, 24 vjeç.
Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë-Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Dyshohet se aty janë strehuar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë. m.p.
