Barcelona vazhdon me ecurinë perfekte në këtë fillim sezoni duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në po kaq ndeshje të zhvilluara në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick triumfoi me rezultatin 4-2 në transfertë ndaj Levantes në një duel të dominuar prej saj. Katalanasit e nisën sfidën mjaft mirë duke gjetur avantazhin që në minutën e 5-të me anë të Espart. Më pas, Lamine Yamal dyfishoi shifrat në minutën e 19-të duke e çuar ekipin në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-0.
Në startin e pjesës së dytë, përsëri Yamal u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për të shënuar golin e tretë. Megjithëse vendasit u përpoqën të hapnin ndeshjen me golat e Romero në minutën e 79-të dhe Brugue në të 88-ën, Adeyemi vulosi fitoren e mikes me një gol në minutat shtesë.
Falë këtij suksesi, Barcelona mbron me meritë kryesimin e kampionatit spanjoll me 15 pikë të plota./mxh
