Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se Teherani “dëshiron të arrijë një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës, duke parashikuar një rënie të shpejtë të çmimeve të karburantit në vend sapo të përfundojnë armiqësitë.
“Shikoni, mund të përfundojë para zgjedhjeve afatmesme, por do të përfundojë pas zgjedhjeve afatmesme”, u tha Trump gazetarëve, duke shtuar se çmimet e benzinës “do të bien ndjeshëm” pas përfundimit të armiqësive.
Presidenti amerikan tha se zyrtarët iranianë “po telefonojnë vazhdimisht” për të arritur një marrëveshje, por paralajmëroi se administrata e tij do të pranonte vetëm një marrëveshje të favorshme.
“Nuk do të bëj një marrëveshje që nuk është e mirë”, tha ai.
Duke ritheksuar objektivin kryesor të fushatës ushtarake gjashtëmujore, Trump theksoi se Iranit nuk duhet t’i lejohet të ketë kapacitete bërthamore.
“Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe nuk do të ketë armë bërthamore”, tha Trump./mxh
