Last Updated on 17/06/2025 by adminfjala
Lajm i befasishëm në merkaton e verës! Sipas mediave spanjolle, Manchester United ka trokitur në dyert e Barcelonës duke ofruar 150 mln euro për një yll të skuadrës katalanase.
Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Raphinha, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu në Camp Nou.
Raphinha luajti 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Barcelonën, duke shënuar 34 gola dhe duke dhënë 25 asiste. Ai është sot një nga 5 lojtarët më në formë të momentit.
Barcelona po tundohet. 150 mln euro nuk refuzohen lehtë.
