Jo çdo hap në një lidhje vjen pas një plani të menduar gjatë. Për Selin Bollatin dhe Gimbon, bashkëjetesa duket se ka qenë pikërisht e tillë, një vendim që erdhi natyrshëm dhe që sot po e shijojnë së bashku.
E ftuar në emisionin e mengjesit “Wake Up”, Selin ka folur për jetën e saj me partnerin në Tiranë, duke treguar se kjo fazë e re e marrëdhënies po shkon mirë. Ajo pranoi se të dy nuk e kishin diskutuar paraprakisht mundësinë për të jetuar bashkë, por rrethanat i çuan drejt këtij hapi pa e kuptuar.
“Është një fazë që po e shijoj shumë. Ka ardhur në momentin e duhur dhe shumë natyrshëm. Nuk kemi thënë se një ditë do të bashkëjetojmë, por ashtu ndodhi”, ka treguar ajo.
Sipas saj, pavarësisht angazhimeve dhe ritmit të ndryshëm që kanë në përditshmëri, shtëpia është vendi ku gjejnë mundësinë të kalojnë kohë së bashku.
“Ne jemi në dy profile të kundërta, të angazhuar. Shtëpia është vendi ku na mbledh. Jemi okej, deri tani është shumë mirë”, u shpreh Selin.
Ajo e konsideron bashkëjetesën një përvojë pozitive, të cilën po e përjeton pa presion dhe pa pritshmëri të vendosura që më parë, duke i lënë marrëdhënies hapësirën për të ecur me ritmin e saj./mxh
