Loredana Brati pritet të rikthehet në ekran, këtë herë në Kosovë dhe në një rol të ri për të. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” raportohet se do të jetë pjesë e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”.
Sipas burimeve të IndeksOnline, Loredanës i është besuar moderimi i emisionit “Big Talk”, formatit që shoqëron spektaklin e njohur.
Kështu, pas eksperiencës së saj si banore në BBVA, ajo pritet të provojë veten në një tjetër dimension televiziv, duke kaluar nga roli i konkurrentes në atë të moderatores.
Mbetet për t’u parë se si do të përshtatet Loredana me këtë format të ri dhe si do ta presë publiku në këtë eksperiencë televizive./mxh
