Last Updated on 29/06/2025 by adminfjala
Tipari që karakterizon Bayern në vitet e fundit është vetëm një: blerjet e panikut. Klubi bavarez po përsërit të njëjtat gabime.
Një sulmues gjerman, mbiemri i të cilit ngjan si personazhet e Harry Potter, ka zgjuar interesin e Bayern. Quhet Woltemade dhe është 23 vjeç.
Lojtar i mirë, por ka vetëm 6 muaj që ka fituar vëmendje mediatike. Klubi i tij, Stuttgart, kërkon 80 mln euro për të.
Nëse Bayern bie dakord me këtë shifër, do të ishte çmenduri. Kjo do të tregonte se blerjet e panikut në Mynih po vazhdojnë.
Duke qenë se Nico Williams dhe Florian Wirtz e refuzuan klubin bavarez, tani ka filluar ajo që ka ndodhur prej vitesh në Mynih, frika se mos merkatoja mbyllet me dështim.
Woltemade është lojtar i mirë, por jo shpëtimtari i madh. Nëse Bayern bie në grackë duke paguar 80 mln euro thjesht se “duhet një blerje big”, atëherë ky klub ka braktisur filozofinë e vet të kahershme. m.p.
