Last Updated on 05/11/2025 by David
Bayern Munich ka marrë një fitore të rëndësishme me shifrat 2-1 përballë PSG-së në duelin e javës së katërt në Ligën e Kampioneve në një ndeshje emocionuese deri në sekondën e fundit të saj.
Protagonisti absolut i pjesës së parë ishte Luis Diaz, i cili shënoi dy herë në portën e parisienëve, duke përfituar nga përgjumjet e prapavijës së vendasve të cilët rrezikuan të pësonin edhe gola të tjerë. Por në fund të fraksionit të parë të lojës, një ndërhyrje e tij ndaj Hakimit, solli të kuqin për sulmuesin, duke bërë që Bajerni të përballonte pjesën e dytë me 10 lojtarë.
PSG u hodhe me të gjitha forcat në sulm, duke tentuar të përmbyste situatën. Francezët shkurtuan diferencën me anë të Joao Neves dhe iu afruan disa herë portës kundërshtare. Por Neuer ishte i pakalueshëm deri në fund, duke mbrojtur këtë fitore të rëndësishme për ekipin e tij./ D.C
