Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja për kufizimin e aksesit të fëmijëve në rrjetet sociale, me synim rritjen e sigurisë së tyre online.
Sipas propozimit, fëmijët nën 13 vjeç nuk do të lejohen të përdorin rrjetet sociale. Të rinjtë 13–15 vjeç do të mund t’i përdorin përmes “mini-llogarive”, të lidhura me llogarinë e prindit ose kujdestarit, me një kufizim prej një ore përdorim në ditë.
Llogaritë e pavarura do të lejohen vetëm për personat 15 vjeç e lart.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se masat synojnë t’u japin prindërve më shumë kontroll dhe mjete për të mbrojtur fëmijët nga rreziqe si bullizmi online dhe ekspozimi i hershëm ndaj përmbajtjeve të dëmshme.
Propozimi kërkon gjithashtu që platformat të zbatojnë parimin e “sigurisë që në dizajn” për përdoruesit nën 18 vjeç dhe të shmangin elementet që mund të nxisin varësinë apo sjellje të dëmshme./ad
