Last Updated on 05/06/2026 by Kesjana
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder të efektivit të vrarë Enea Mekolli.
Famijarët e Mekollit i kanë kërkuar llogari Begajt duke iu drejtuar se duhet të marrin masa që kriminelët të mos enden të lirë, pasi, sipas tyre, ka pasur disa herë aksione për ta kapur autorin e krimit, Violand Braçellari, dhe nuk kanë rezultuar me sukses.
“E latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelët. Ka pasur tri herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni të zotë, e latë këtë vend në dorë të kriminelëve, po sundojnë kriminelët në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominion policia, por dominon krimi. Na fundosët. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse”, i janë drejtuar familjarët Begajt./Kb
