Last Updated on 05/06/2026 by Kesjana
Çështja e Zvërnecit/ Rama: Nuk ka projekt të miratuar
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-Ballkani Perëndimor për çështjen e investimit të Zvërnecit.
I pyetur në lidhje me çështjen, Rama tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi nuk ende një projekt të miratuar.
“S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë”, tha Rama./Kb
