Last Updated on 04/12/2025 by Kesjana
Sot, 4 dhjetor, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, Presidenti Bajram Begaj nderon kontributin dhe sakrificat e të gjithë efektivëve që kanë shërbyer për atdheun gjatë 113 viteve të fundit.
Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit theksoi rolin e Forcave të Armatosura në sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjen e vendit, si dhe pjesëmarrjen e tyre në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së, duke e bërë Shqipërinë një kontribuues të rëndësishëm në sigurinë kolektive.
“Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut! Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, shkruan Presidenti Begaj./kb
