Last Updated on 22/09/2026 by Monika
Anëtarësimi i Kosovës në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet po konsiderohet si një hap pozitiv për komunitetin e biznesit, pasi ky mekanizëm synon të lehtësojë procedurat doganore dhe të krijojë mundësi të reja për bizneset vendore që marrin pjesë në panaire dhe aktivitete ndërkombëtare.
Të gjithë ata që vuajnë nga dhimbjet e gjurit dhe të ijës duhet ta lexojnë këtë artikull!
Healthy Life
Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, në një prononcim për “Bota sot”, ka vlerësuar se përfshirja e Kosovës në këtë sistem mund të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e bizneseve vendore dhe në prezantimin e produkteve në tregjet ndërkombëtare.
“Antarsimi Kosovës, në sistemin nderkometar ATA Carnet, është një hap pozitiv për komunitetin e biznesit edhe pse i perkoshem, sepse i lehtson procedurat doganore dhe bizneseve kosovare ju mundeson pjesmarrjen ne panaire nderkombetare pa paguar dogan ne importet te cilat i realizon, kjo do te thotë se produktet “Madein Kosova” eksportihen me procedura doganore ma te lehtë dhe nuk paguajn taken doganore te importuar, dhe reflektohet pozetivishtë ne zhvillimin ekonomik të Kosovës, ku ekonomia do te ketë trende zhvillimore dhe produktet do te jenë tē pranishem në tregun nderkombetare”, ka thënë ai.
Sipas Bellaqës, rëndësi të veçantë ka edhe mundësia që bizneset vendore, përmes këtij mekanizmi, të krijojnë kontakte dhe lidhje të reja me kompani ndërkombëtare, duke hapur hapësira për bashkëpunime të mëtejshme tregtare.
“Por e gjithë kjo bëhet nese ky dokument pra ATC carner, apo si nihet si pasaporta e mallit, ku ju mundson qe produkteve tona kosovare qe pa detyrime doganore dhe pa taksa doganore te fitojne te drejten e eksportit dhe te jenë pjesë e panairve nderkombetare ne afat kohe te perkohshem por krijohet mundesija qe me rastin e pjesmarrjes të krijohen lidhje tregtare me bizneset nderkometare ku krijohet hapsira te reja ekonomike dhe potenciale zhvillimore për zhvillimin e bizneseve me Respekt Jakup Bellaqa njohes I çështjeve ekonomike”, ka deklaruar Bellaqa./mxh
