Rrjetet sociale shpërthyen pas largimit të Benitës nga gjysmëfinalja e Big Brother VIP Kosova. Fansat e programit nuk kursyen kritikat, ndërsa ish-banorja bëri reagime të forta që duket se nuk kanë kursyer as produksionin.
Benita, e cila u largua pas përballjes me Hygerta Sako, shpërndau disa mesazhe të ashpra në InstaStory, duke i drejtuar pyetje të hapura Olsa Muhameti: pse, pavarësisht votave dhe mbështetjes së publikut, ajo nuk arriti në finale. Mesazhet e saj nxorrën në pah dyshime për manipulim dhe skenarë të mundshëm brenda shtëpisë.
Një tjetër moment i diskutueshëm lidhej me një histori të supozuar romantike me banorin Klodi. Benita sugjeroi se refuzimi për të ndjekur këtë linjë mund të ketë ndikuar në largimin e saj, duke lënë të kuptohet se vendimet brenda programit nuk bazohen vetëm tek vota e publikut.

Në një deklaratë tjetër, ajo shtoi se fituesi i këtij sezoni mund të jetë përcaktuar paraprakisht nga produksioni dhe paralajmëroi se pas daljes nga shtëpia do të zbardhë të gjitha detajet e brendshme.
Ndërkohë, polemikat online vazhdojnë, dhe mbetet për t’u parë nëse produksioni i Big Brother VIP Kosova do të japë ndonjë përgjigje zyrtare./mxh
