Last Updated on 01/09/2026 by EL
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Shteteve të Bashkuara pas pajisjes me vizë amerikane.
Në një deklaratë për A2 CNN kreu i selisë blu konfirmoi se në agjendën e tij janë parashikuar dy “Foltore”, një në Nju Jork dhe një në Teksas, si dhe pjesëmarrja në konventën e republikanëve amerikanë. Ai la të hapur mundësinë e takimeve të tjera, por pa dhënë më shumë detaje.
Gazetari i A2 CNN: Çfarë parashikon agjenda juaj përveç dy foltoreve dhe konventës në Teksas?
Berisha: Këto janë parashikimet e tanishme. Këto janë.
Gazetari i A2 CNN: Takimet nivele të larta. Mund të presim?
Berisha: Takime do ketë? Po cilat janë akoma nuk janë publikuar.
Sipas PD-së, Berisha do të zhvillojë takime me shqiptarët e diasporës në Nju Jork dhe Teksas, ndërsa gjatë qëndrimit në SHBA priten edhe kontakte me përfaqësues të Partisë Republikane dhe kongresmenë amerikanë. Ai do të shoqërohet nga Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Enri Ceno./et
