Nga Petro Koçi
Lexova me vemendje mesazhet e deklarimeve te sotme te kryeministrit dhe bashkise Tirane.
Ne gjykimin tim, duke marre ne konsiderate situaten politike dhe zgjedhjet vendore qe po trokasin qendrimet e pazakonta te sotme jane dy gabime ne nje dite.
Ne komunikimin e brendshem PS duhet ti kthehet gjuhes konstruktive, perpjekjes per mirekuptim dhe heqje dore nga armiqesite per karriere personale, gjuha e forces, mesazhet kercenuese e frikendjellese.
Nderkritika nuk ka pse shoqerohet me nota nervozizmi qe natyrshem perceptohen si shfaqje dobesie nga kundershtaret, tashme te shtuar te partise tone.
E vetmja trimeri qe na vlen sot eshte ndershmeria.
E vetmja qendrueshmeri qe na vlen eshte te mbrojme Republiken nga politika e re me kapucone dhe maska.
E vetmi reflektim qe na vlen eshte te mirekuptojme kerkesat racionale te cdokujt qe ka protestuar me qytetari ne muajt e fundit.
I vetmi kohezion qe na vlen eshte ai qe buron nga besimi ne vlerat e qytetarise, solidaritetit, progresit dhe integrimit europian.
*Ish- deputet i PS
