Last Updated on 19/10/2026 by Monika
Sali Berisha vijon me deklaratat e forta politike, teksa nuk është i pranishëm në protestë. Kreu i Partisë Demokratike i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë qytetarët shqiptarë, duke e cilësuar largimin e menjëhershëm të Edi Ramës si kusht për rikthimin e stabilitetit në vend.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë në anën e drejtë të qytetarëve shqiptarë. Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nuk krijon absolutisht asnjë vakuum. Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës është kusht i të gjitha kushteve që të rivendoset stabiliteti në Shqipëri,” deklaroi Sali Berisha./mxh
