Last Updated on 28/08/2025 by adminfjala
Komisioni Rregullator ditën e sotme ka certifikuar përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtur në 11 maj, 2025.
Komisioni Rregullator votoi në parim dhe nen për nen me 3 vota pro dhe 2 kundër projektvendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Pak pas vendimit, Berisha ka dalë në konferencë ku ritheksoi se PD nuk i njeh zgjedhjet pasi ishin një farsë.
“Nuk i njeh zgjedhjet, kemi deklaruar. Përfaqësuesit tanë mbajtjen një qëndrim dinjitoz në komision. Shprehën mendimet, këto ishin një farsë e vërtetë elektorale. Ky është qëndrimi ynë dhe ne e kemi shprehur këtë”, tha Berisha. m.p.
