Last Updated on 05/01/2026 by Kesjana
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, sot 5 janar, në kuadër të masës së sigurisë ndaj tij për dosjen “Partizani”. Ai ka firmosur detyrimin e paraqitjes, ndërkohë që nuk mungoi edhe një fjalë për mediat.
Berisha tha se ka lënë një letër ku në fokus kishte Altin Dumanin, edhe pse ai nuk është më kreu i SPAK.
“Së pari njëherë të gjithë atyre që na ndjekin, u uroj gëzuar Vitin e Ri 2026. Një vit me më të mirat për ata dhe më të dashurit e tyre. Këtu në Skap lashë këtë shënim: Altin Troplinit, Pajës së Skapit (i mbeti atij, nuk ia vura unë, që kur e fali atë Elvis Doçin, ai mbeti Paja i Skapit) armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigalit, me garanci se krimet e tij nuk do mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor. Sali Berisha“, tha kryedemokrati./kb
