Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot lidhur me planin e opozitës për rinisjen e protestave kundër qeverisë. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha nuk theksoi datë, por la të nënkuptohej se protestat do të rinin shumë shpejt, pasi konsiderohen si rruga e vetme për largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.
“Protesta e vazhdueshme do të fillojë pa asnjë diskutim. Është ruruga e vetme për tu ndarë me këtë regjim. E them me bindje që rrugë tjetër më të sigurtë nuk ka, përveç protestës së vahzdueshme”,-deklaroi Berisha./K.M
